12 humbje jete nga koronavirusi ne 24 orëve të fundit

7 tetor  2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku rezultojnë 12 humbje jete si pasojë e Covid-19, si dhe 533 raste të reja.

Vlen për t’u theksuar që këtë të enjte ka një rritje të ndjeshme të fataliteteve në raport me ditët e fundit.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 533 qytetarë, në këto bashki:

221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.

Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.