Zvicer protesta kunder debimit te adoleshentit shqiptar

Zvicer, protesta kunder debimit te adoleshentit shqiptar

Qindra persona kanë në dalë në protesta në Zvicër, për të kundërshtuar vendimin për dëbimin e 17-vjeçarit shqiptar. Bëhet fjalë për adoleshentin Arlind Lokaj, i cili ka lindur në Lokarno të Zvicrës, por që më pas u largua për të jetuar në Kosovë me babanë e tij.

Por, pas problemeve që pati me të atin, ai pas disa vitesh u rikthye përsëri me vizë turistike për të jetuar në Zvicër. Por, Gjykata Administrative nuk e ka pranuar kërkesën e mamasë së djalit për bashkim familjar.

"Po përjetoj një ferr. Unë kam nevojë për djalin tim dhe ai ka nevojë për mua", tha nëna e Arlindit për mediat zvicerane. Sipas autoriteteve, 17-vjeçari nuk i plotëson kushtet për bashkim familjar në Zvicër dhe i kanë vendosur afat deri ditën e diel për t'u larguar nga vendi.

Kjo gjë ka ngjallur zemërim te shumë persona, të cilët janë solidarizuar me rastin adoleshentit nga Kosova.

Deri më tani, dy kërkesa i janë dërguar qeverisë për rishikimin e vendimit.

Gjithashtu edhe në rrjetin social në “Facebook” është hapur një faqe me emrin "Asnjë dëbim për djalin e pafajshëm". Nga ana tjetër, 17-vjeçari shpreson që autoritetet do t'i lejojnë atij qëndrimin në Zvicër.

"Jam 17 vjeç me origjinë nga Kosova dhe kam lindur në Lokarno. Babai më ka marrë me forcë dhe nëna ime nuk ka mundur ta ndalonte. Kam shpresuar se një ditë do të takoheshim përsëri dhe kjo ditë ka ardhur. Tani jeta ime është këtu, me miqtë dhe me nënën time", u shpreh Arlindi përpara turmës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama