Zuckerberg vendos te dhuroje aksionet e Facebook-ut

Zuckerberg vendos te dhuroje aksionet e 'Facebook'-ut

Themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Maks.

Zuckerberg ka bërë të ditur se do t’i dhurojë 99% të aksioneve të tij të “Facebook”-ut, që kanë vlerën e 45 miliardë dollarëve. Megjithatë, themeluesi i rrjetit social nuk do të mbetet pa gjë, pasi nga pjesa e mbetur do të gëzojë 450 milionë dollarë, bazuar në vlerën që kanë sot aksionet e “Facebook”-ut.

Ai ka njoftuar se vendimi për të dhuruar aksionet e familjes së tij, "bëhet për të bërë një botë më të mirë". “Në vazhdim do të dhurojmë 99% të aksioneve tona të ‘Facebook’-ut, që aktualisht vlerësohen me 45 miliardë dollarë, kjo për të përmirësuar botën dhe për ta bërë një vend më të mirë për brezat e ardhshëm”, shkruan Zuckerberg.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama