Zuckerberg bamiresi me i madh i 2013

Zuckerberg bamiresi me i madh i 2013

Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chans rezultuan filantropët më të mëdhenj amerikanë gjatë 2013-s. Çifti dhuroi për bamirësi 18 milionë aksione të “Facebook”, tek fondacioni i “Silicon Valley”. Një donacion me vlerë prej 970 milionë dollarësh, ai i Zuckerberg ishte më i madhi i bërë nga një person i vetëm në SHBA.

Një shumë e tillë tejkaloi edhe zemërgjerësinë e filantropëve të tjerë të mëdhenj, si Bill dhe Melinda Gates. Fondacioni i financuar prej Zuckerbergut merret me shpërndarjen e ushqimeve për personat më të varfër. Gjatë dy viteve të fundit, Zuckerberg dhe Chan i kanë dhuruar mbi 36 milionë aksione “Facebook”-ut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama