Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg thotë se komunikimi me telepati është në rrugë e sipër.
Një gjë e tillë mundëson shpjegimin e asaj se çka mendojnë njerëzit.
“Besoj se një ditë do të mund të t’i dërgojmë mendimet e plota te njëri-tjetri duke përdorur teknologjinë. Do të mund të mendoni diçka dhe miqtë tuaj do të jenë në gjendje që menjëherë të provojnë atë, nëse kjo është dëshira juaj”, thotë ai.