Zhdukja e madhe speciet po vdesin 1000 here me shpejt!

Zhdukja e madhe, speciet po vdesin 1000 here me shpejt!

Speciet e bimëve dhe kafshëve po zhduken të paktën 1000 herë më shpejt, krahasuar me kohën para se njerëzit “të dilnin në skenë” dhe bota ndodhet në prag të zhdukjes së gjashtë më të madhe, sugjeron një studim i ri. Studimi ka hulumtuar nivelet e shkuara dhe të tanishme të zhdukjes dhe ka gjetur nivele më të ulëta në të shkuarën.

"Tani, speciet po zhduken nga planeti Tokë, rreth 10 herë më shpejt sesa kanë besuar biologët", tha autori kryesor i studimit, Stuart Pimm nga universiteti “Duke”.

Speciet nuk gjejnë më vend për të jetuar, pasi gjithnjë e më tepër hapësirat po kthehen në vende banimi dhe po shndërrohen nga njerëzit. Një faktor tjetër është edhe ndryshimi i kushteve klimatike, të cilat ndikojnë habitatin natyror të specieve. Shkencëtarët thanë se nëse nuk bëjmë gjë, “zhdukja do të marrë përmasat e zhdukjes së madhe të dinozaurëve”.

Kërkimi u publikua ditën e enjte në revistën “Science” dhe përbën një hap të jashtëzakonshëm, siç është vlerësuar nga ekspertët e jashtëm.

 
Si vepruan shkencëtarët?

Studimi u përqendrua në nivelin, jo në numrin e specieve të zhdukura nga Toka. Ai përllogariti “nivelin e vdekshmërisë” së shumë specieve të zhdukura çdo vit, nga 1 milionë specie të marra në shqyrtim. Në vitin 1995, Pimm gjeti se niveli parahuman i zhdukjeve në tokë (para shfaqjes së njerëzve), ishte rreth 1. Mirëpo sipas kërkimit të ri, Pimm dhe kolegët e ripërcaktuan këtë nivel, në masën 0.1. Ata e rivlerësuan nivelin e vdekshmërisë, si 100 deri në 1000.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama