Zhdukja e Remzi Hoxhes Fatos Klosi i ben nje pyetje Berishes

Zhdukja e Remzi Hoxhes, Fatos Klosi i ben nje pyetje Berishes

Pas akuzave në Kuvend të ish-kryeministrit Sali Berisha, se Fatos Klosi ka zhdukur nga SHISH-i dosjen e Remzi Hoxhës, ka reguar ish-kreu i shërbimit sekret.

Sipas Klosit, në SHISH kanë qenë zhdukur dosjet për Remzi Hoxhën pasi ai u mbeti në dorë.

“Kur bëhen punë të pista, gjëja e parë që zhduken janë dosjet. Ata i kanë zhdukur. Kanë pasur dosje më parë, por pasi u mbeti në dorë i zhdukën. S’kemi gjetur asnjë dosje”,- deklaroi Klosi për Javaneës.

Ai i bën një pyetje të drejtëpërdrejtë Berishës lidhur me këtë akuzë: “Përse shtatë ish-punonjës të SHIK-ut, pasi u mbeti në dorë Hoxha, i pajisi me pasaportë diplomatike dhe i nisi në Angli?”.

“Do doja shumë të dija përgjigjen e kësaj pyetje”, deklaroi Klosi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama