Zgjohet nga gjumi kometa Rosseta

Zgjohet nga gjumi kometa 'Rosseta'

Kometa “Rosseta” është zgjuar nga gjumi letargjik, ashtu siç u parashikua para një muaji. Rosseta ka qenë në gjumë për 31 muajt e kaluar, duke ruajtur kështu fuqinë e saj për t’i ardhur rrotull planetit të Jupiterit, deri sam të arrijë tek “Kometa 67P/Churyumov-Gerasimenko”, ku pritet të arrijë në muajin gusht të këtij viti.

Agjencia Evropiane e Hapësirës, (ESA),  parashikoi një gjë të tillë, më 10 dhjetor, kur tha se më 20 janar kometa “Rosetta” do të zgjohej nga gjumi,pasi do të bëjë përpjekje për të zënë poshtë kometën “67P/Churyumov-Gerasimenko”.Në qoftë se çdo gjë shkon sipas planit, Rosetta do të nisë  prekjen e sipërfaqes së kometës në 11 nëntor, 2014. Ky mision duket se do të jetë ndryshe nga prova që bëri “NASA's Deep Impact”, në vitin 2005, kur lëshoi një raketë mbi kometën “Tempel 1”, për të lejuar shkencëtarët të studionin pendë të materies që hodhën në hapësirë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama