Sipas rezultateve të studimeve shkencore të zhvilluara rreth kësaj teme, injorimi i rolit të lumturisë, kënaqësisë personale dhe qëndrim ndaj jetës dhe të ardhmes, çka gjeneron pritjet optimiste apo pesimiste, është një gabim i rëndë, pasi këta faktorë rezultojnë të kenë një ndikim të ndjeshëm në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.
Efekti i kushteve psikopatologjike të natyrës së ankthit dhe depresionit si dhe emocioneve negative të tilla si zemërimi për shëndetin e zemrës është studiuar gjerësisht, dhe ka rezultuar se luajnë një rolin thelbësor në përcaktimin e rrezikut në rritje të sëmundjeve të zemrës, por nuk është arritur të zbulohet në detaje roli i faktorëve psikologjikë pozitivë në parandalimin e sëmundjeve të tilla.
Nëse kënaqësia dhe lumturia ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, është e mundur të parandalohen sëmundjet e zemrës duke rritur mirëqenien psikologjike të personave në risk?
Rezultatet e studimeve të bëra në këtë fushë e vërtetojnë këtë hipotezë dhe, përveç parandalimit, një studim i fundit ka treguar se qoftë trajtimi mjekësor apo psikologjik i personave në risk nga një infarkt miokardi përmirëson dukshëm shëndetin e tyre, deri në shërim të plotë.