Zbulohet nje nendetese japoneze prane Hauait

Zbulohet nje nendetese japoneze prane Hauait

Shkencëtarët që po vëzhgojnë oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Hauait, zbuluan një nëndetëse japoneze të Luftës së Dytë Botërore, një mrekulli teknologjike e kohës që po planifikonte të sulmonte kanalin e Panamasë para se të mbytej nga forcat amerikane.

Nëndetësja 122 metra e gjatë e klasës “Sen-Toku”, ishte nga nëndetëset më të mëdha të ndërtuara deri në atë kohë. Ajo ishte shpallur e humbur që nga viti 1946. Nëndetësja ishte në gjendje të udhëtonte një herë e gjysmë përreth botës pa pasur nevojë për furnizime dhe ishte e pajisur me tre bombardues me krahë të palosshëm që mund të lëshoheshin brenda pak minutash nga dalja në sipërfaqe.

Zbulimi aksidental i nëndetëses me aftësi për të mbajtur avionë në një thellësi prej 700 metrash, zgjidhi edhe një mister të vjetër.

“Ne na doli përpara kjo, ndërsa po kërkonim gjëra të tjera… është si të shohësh një peshkaqen në gjumë”, thotë Xhim (Jim) Delgado, një kërkues në nëndetësen e thellësive të mëdha Pisces V nga ku u krye zbulimi. Marina amerikane pati kapur pesë nëndetëse japoneze, përfshirë edhe nëndetëset e llojit I-400 dhe i dërgoi në Pearl Harbour në fund të luftës për inspektim. Nëndetësja në fjalë ishte mbytur me një torpedo. Forcat amerikane e mbytën nëndetësen dhe pretenduan se nuk e dinin vendndodhjen nga frika se mos informacioni teknologjik i tyre binte në duart e Bashkimit Sovjetik. Publikimi i lajmit të zbulimit u krye pasi zbuluesit kontrolluan të dhënat me autoritetet amerikane dhe japoneze.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama