Zbulohet nje mal gjigand nen Oqeanin Paqesor

Zbulohet nje mal gjigand nen Oqeanin Paqesor

Shkencëtarët kanë zbuluar një mal gjigand në Oqeanin Paqësor, kreshta e të cilit ngrihet 1100 metra nga baza e oqeanit 5100 metra të thellë. Zbulimi është bërë rreth 2600 kilometra në jug të Havait, raporton "RT".

Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Nju-Hempshajër e zbuloi malin gjigant në muajin gusht, gjatë përpjekjeve për të krijuar një hartë të kores kontinentale të Shteteve të Bashkuara. Ekipi ka siguruar pamje 3-dimensionale të malit, duke u shprehur se këto pamje janë të mundura vetëm me satelit.  Mosha e hipotetizuar e malit është 100 milionë vite dhe drejtuesi i ekipit thotë se “ai mund të ketë diçka për të cilën ne do të jemi të interesuar pas 100 vjetësh”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama