Zbulohet nje koleksion librash te mbeshtjelle me lekure njeriu

Zbulohet nje koleksion librash te mbeshtjelle me lekure njeriu

Së fundmi janë zbuluar tre libra të mbështjellë me lëkurë njeriu. Tre vëllimet, respektivisht,  kanë të bëjnë me të drejtën mesjetare, letërsinë latine dhe filozofinë franceze. Libri i patë titullohet “Practicarum quaestionum circa leges regias”, ndërsa ai flet për ligjet spanjolle të dala në vitin 1605. Vëllimi është shumë i vjetër dhe i pluhurosur dhe paraqet gjurmë njeriu si, flokë dhe tatuazhe. Vëllimi i dytë i letërsisë latine është versioni francez i “Le metamorfosi” i Ovidios.

 

Në pjesën e përparme të librit ka një shënim që konfirmon se ai është mbështjellë me lëkurë njeriu. Vëllimi i fundit dhe i tretë titullohet  “Des de l’ombre destinos…”. Ky në fakt është një përmbledhje esesh nga poetja dhe eseistja franceze Arsène Hussaye. Njëri nga librat e saj, të këtij vëllimi, përfundon me një mbishkrim në ngjyrë të purpurt që thotë: “Këta libra janë gjithçka që më ka mbetur nga miku im i dashur të cilin e kishin rrjepur të gjallë në ditën e katërt të muajit gusht të vitit 1632. Qe një zotëri ai i cili më dha librin bashkë me një copë lëkurë të mikut tim”. Edhe pse sot kjo teknikë e “veshjes” së librave nuk përdoret më, në të kaluarën, sidomos në shekullin e XVII, ishte shumë e përhapur. Librat që përgjithësisht mbuloheshin me lëkurë njeriu i përkisnin anatomisë ose mbaheshin si vullnete të fundit ose si testamente.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama