Zbulohet nje grope gjigante misterioze ne Rusi

Zbulohet nje grope gjigante misterioze ne Rusi

Zbulohet një gropë misterioze me një diametër rreth 260 metra të gjerë në gadishullin Yamal në Rusi. Imazhet e kapura nga ajri tregojnë gropën në një zonë të Rusisë e cila është e pasur me gaz.  Një grup ekspertësh është nisur drejt zonës, ku do të studiojnë mënyrën se si mund të jetë formuar krateri gjigant. Një ekspert rus ka thënë se si pasojë e ngrohjes globale, gazrat nën sipërfaqen e tokës kanë sjellë një shpërthim, të cilin ai e krahason me hapjen e një shampanje.

Nga pamjet të cilat janë bërë nga helikopteri, dallohen djegiet që ka pësuar krateri i gropës gjigante. Një tjetër teori është ajo e rënies së një meteori vetëm 20 milje larg zonave të gazit. Por kjo hipotezë është hedhur poshtë nga një zyrtar vendas, i cili më pas ka thënë se është ende herët për të folur në lidhje me shkaqet e formimit.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama