Çfarë dinte Zogu për ato që po ndodhnin në Shqipërinë e pushtuar? Në median e huaj mbërrinin pak ose thuajse fare lajme. Ai pretendonte se merrte informacion nëpërmjet agjentëve në Stamboll, por ato zor të kenë qenë të besueshme. Komunikimi ishte po aq i vështirë në drejtime të tjera për shkak të grekëve, radioja e BBC-së në shqip nuk e linte të transmetonte.Lufta italo-greke i kishte sjellë vështirësi të mëdha Shqipërisë, por gjithsesi simpatia ishte ndarë në dy fronte: sapo Greqia dhe Jugosllavia iu bashkuan aleatëve disa shqiptarë u drejtuan nga Boshti, veçanërisht kur Gjermania krijoi Shqipërinë e Madhe.
Në të njëjtën kohë, në fund të vitit 1941 banda të vogla rezistence vepronin në male dhe ajo vjeshtë u përball me hyrjen e një force të re politike në skenën shqiptare. Tito, kapoja i komunistëve jugosllavë dërgoi një grup shokësh për të bërë diçka për tetë fraksionet marksiste shqiptare. Rezultati ishte Partia Komuniste shqiptare me 130 themelues-anëtarë dhe e drejtuar nga Enver Hoxha. Pjesa më e madhe tyre ishin toskë, qytetarë, por ato filluan të formojnë dhe të marrin fshatarë dhe dezertorë në njësitë partizane. Thënë në mënyrë të përmbledhur, Tito dhe Enver Hoxha mblodhën grupe të ndryshme rezistence në 1941-shin për të krijuar Lëvizjen Nacional Çlirimtare (LNÇ). Ky ishte një front i gjerë dhe i bashkuar, por kuadrot e tij e morën shumë shpejt drejtimin. Partizanët kishin si simbol dallues yllin e kuq, përshëndesnin me grusht dhe adhuronin Stalinin.Si kundërpërgjigje u krijuan disa banda anti-komuniste, të përqendruara në Vlorë, të cilat krijuan Ballin Kombëtar. Programi ballist ishte nacionalist dhe përqendrohej në Shqipërinë e Madhe.
(Nga ana tjetër komunistët duhet ta linin mënjanë çështjen e Kosovës për të mos krijuar probleme në marrëdhëniet me Titon). Ballistët kryesorë që ishin bejlerë toskë, kryesisht kishin qenë armiq të Zogut në vitin 1942. Vendosmëria e tyre për t’i dhënë fund regjimit të LNÇ-së nuk nënkuptonte dëshirën për të rikthyer mbretin. Ku ishin zogistët atëherë? Jo dhe aq të dukshëm. Monarkizmi gjendej më së shumti mes fiseve myslimane të veriut dhe ato nuk ishin plotësisht të integruar në LNÇ ose Ballin Kombëtar.Në vitin 1943 njësitet guerile arrinin në gjashtë mijë dhe italianët po humbisnin luftën e madhe.
Kur forcat aleate pushtuan Siçilinë, Musolini ra menjëherë nga pushteti.“Rezultat i natyrshëm i politikës imperialiste të ndjekur nga regjimi fashist”, deklaroi Zogu. Shpresa e tij më e madhe ishte që aleatët do zbarkonin trupat më pas në Shqipëri. Churchilli po e sorollaste nëpër mendje këtë ide në fakt, edhe pse SHBA kundërshtoi çdo operacion që mund të zhvendoste burimet nga pushtimi i Francës në 1944-ën. Në kohën që italianët u dorëzuan në shtator të 1943-shit grupet guerile rivale kishin zbritur nga malet dhe kishin marrë qytet. Lufta civile do kishte plasur menjëherë nëse gjermanët s’do kishin pushtuar Shqipërinë dhe s’do i kishin kthyer mbrapsht në male sërish këto grupe.Zogu u trondit kur forcat aleate e pranuan Italinë si bashkë-pjesëmarrëse në luftë pa i kërkuar Viktor Emanuelit që të dorëzonte titullin e tij dytësor shqiptar.
Në Teheran, në nëntor Churchilli, Roosevelti dhe Stalini përjashtuan mundësinë e një pushtimi anglo-amerikan të Ballkanit.E vetmja ndërhyrje e jashtme mund të ishte një mision i vogël SOE që të inkurajonte rezistencën lokale dhe të ngrinte pritshmëri të rreme mbi një zbarkim më të gjerë, për të shpërqendruar gjermanët. Nga pranvera e vitit 1943 e deri në vjeshtë të vitit 1944 britanikët dërguan rreth 50 Ndërlidhje Oficerësh Britanikë (BLO) në Shqipëri. Ato u përballën me liderët lokalë armiqësorë, të cilët mendonin se fitorja e trupave aleate ishte shumë e shpejtë ndaj shqetësimi i tyre i vetëm ishte të përgatiteshin për të marrë pushtetin sapo nazistët të tërhiqeshin. Çdo grup kërkonte armë për vete dhe asgjë për rivalët.
Komunistët i shihnin britanikët me dyshim dhe shumë prej trupave “BLO” nuk kishin ndonjë admirim të madh për Enver Hoxhën, “një krijesë e gjatë, e squllët në fillim të të tridhjetave me një fytyrë të zymtë e trashaluqe”.Tani kishte dhe një organizatë të tretë guerile: Lëvizja e Legalitetit e Abas Kupit, e cila kishte shkëputur lidhjet me LNÇ-në në shtator të vitit 1943. Ai zgjodhi emrin Legaliteti për të treguar ligjshmërinë dhe për të përkujtuar “Triumfin e Legalitetit” të 1924-ës. Kjo ishte rezistenca e Zogut në kongresin e 23 nëntorit. Manifesti premtonte jo vetëm monarki demokratike, por edhe reforma, sigurime shoqërore dhe ruajtjen e “Shqipërisë Etnike” (me Kosovën dhe Çamërinë).
Kjo u duk si një dritare e re. Në gazeta, Legaliteti paraqitej si një lëvizje politike. Abas Kupi në fakt ishte një i pashkolluar nga Kruja, i cili s’kishte qenë aspak mik i Zogut në vitin 1924, por më pas u bë major xhandarmërie për të mbajtur nën kontroll zonën e Krujës. Mati e mbështeste Legalitetin si dhe veteranë të xhandarmërisë si xhemat Herri, Fiqri Dine dhe Muharrem Bajraktari (i cili kishte komplotuar kundër Zogut në fillime të viteve ’30). Ata e lidhnin komunizmin me Rusinë dhe Rusinë me Jugosllavinë.
E cili do ishte roli i tyre nën marksizëm-leninizëm? Monarkia dukej më mirë po ta krahasoje. Zogizmi ofronte një slogan unifikues. Vetë Zogu kishte nxitur aleatët të ndërtonin një rrugë lidhëse drejt Ballkanit nga Italia. Zogu qartësoi ndryshimet mes LNÇ-së, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit.
Në maj të vitit 1944 Zogu planifikonte të dërgonte kolonel Selmanin në Shqipëri për të “kthyer” xhandarmërinë në sinkronizim me pushtimin anglo-amerikan të Ballkanit. Shprehjet e tij optimiste nuk ndryshuan shumë në vitin final të luftës: Fitorja e aleatëve do i sillte lirinë kombit të tij, Shqipëria duhej të bashkohej me Konfederatën ballkanike e kështu me radhë. Në mënyrë private ai nuk ushqente iluzione. “Do e shohësh se për ne s’do ketë armëpushim”, i tha Geraldinës.Zogu pranoi vetë që të mos merrte shumë lajme nga vera e vitit 1944. Ajo që kishte dëgjuar duhet të ketë qenë aq e keqe sa e kishte menduar më parë. Të armatosur me pushkët britanike, partizanët e Enver Hoxhës u dyndën në gjithë Shqipërinë duke luftuar me këdo i kundërshtonte: Gjermanë, ballistë, zogistë. Anti-komunistët kërkuan ndihmën e gjermanëve. Lufta civile plasi sheshit dhe familjet e vjetra me peshë ikën për të shpëtuar jetën me tërheqjen e gjermanëve. Hoxha mori Tiranën më 28 nëntor 1944 dhe formoi qeverinë e përkohshme. Zogu u ndalua të hynte në vend.“Një tjetër mbret që merr fund!”, tha Churchilli, por me komunizmin që po përfshinte gjithë Evropën, Shqipëria dukej çështje jo shumë e rëndësishme.
Ai as që kishte menduar t’ia përmendte Stalinit, kur kishin diskutuar sferat e influencës. Amerikanëve u interesonte më pak.Viti 1945 ishte i vetmuar dhe bosh për mbretin Zog, i cili vlerësonte ironinë e telegrameve uruese nga mbështetësit më të mprehtë. Mussolini kishte dalë para skuadrës së pushkatimit dhjetë ditë më parë, ashtu si Ciano vitin e kaluar, por kjo s’i jepte më kënaqësi. Italia nuk ishte më faktor në politikën shqiptare. Tito dhe Stalini tashmë ishin figurat e reja me influencë. Ndërkohë që Geraldina dhe Leka e kaluan verën në Frinton, Zogu u përpoq të protestonte për të drejtat e tij. “Mbeti dukej se nuk po dëshpërohej mbi kthimin e tij në Shqipëri”.Marrja e pushtetit nga komunistët bëri që shumë nga emigrantët ta konsideronin atë si të keqe më të vogël, por Fan Noli zemëroi zogistët për herë të fundit duke i kërkuar SHBA-së që të njihte regjimin e Hoxhës, me besimin se njohja e qeverisë shqiptare (pavarësisht ideologjisë) do ndihmonte në ruajtjen e integritetit kombëtar. Greqia lakmonte sërish jugun e Shqipërisë dhe Tito donte që ajo të bëhej Republikë Kushtetuese e Jugosllavisë.Kur mbreti Zog i shkroi ministrave të Forcave Aleate në shtator të vitit 1945, vetëm ai kinez denjoi të pranonte njoftimin e tij.
Ishte e qartë se kishte ardhur koha të përfundonte misionin jashtë vendit. Tre të Mëdhenjtë që kishin peshë në skenën ndërkombëtare ia kishin dorëzuar Ballkanin (veç Greqisë) Bashkimit Sovjetik. Sa më shumë mësonte për marrëveshjet e britanikëve me Hoxhën dhe Kupin aq më shumë zemërohej Zogu. Në nëntor të vitit 1945 Britani njohu qeverinë shqiptare. A nuk u kishte thënë ai se s’kishte më shumë se njëqind komunistë të vërtetë në Shqipëri? A nuk e kishte paralajmëruar ai Zyrën e Jashtme se Hoxha kishte “ndërmarrë një fushatë politike drastike dhe ekzekutimesh”? Të kuqtë akuzonin armiqtë e tyre për krime lufte dhe bashkëpunim me armikun.Republika Popullore zëvendësoi formalisht monarkinë më 11 janar 1946.
Në një reagim të menjëhershme Zogu reagoi: “Mbreti nuk mund t’i konsiderojë këto zgjedhje si të lira. Do kishte qenë dëshira jonë që pas një periudhe aq tragjike njerëzit e vendit të ishin të lirë të vendosnin situatën që ata donin, por për ne shqiptarët ka një çështje më të rëndësishme se ajo e një regjimi dhe ajo është çështja e integritetit territorial.”Përgjatë gjithë jetës së tij ai mohoi se dikush tjetër mund të ishte drejtues shteti i ligjshëm i Shqipërisë. Ky pretendim nuk varej në idenë e të drejtave monarkiste, zotohej ai, por buronte nga besimi i vërtetë në sovranitetin popullor.