Zakonet e cuditshme te gjenive

Zakonet e cuditshme te gjenive

Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët: “Të dy jetojnë në një botë të ndryshme nga ajo që ekziston për të tjerët”, thoshte Arthur Schopenhauer. Kjo bën të vlefshme një tjetër aforizëm, këtë herë të  shkrimtarit Ennio Flaiano: “Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një gjeniu është që të kuptohet”. Dhe moskuptimi i gjenive shpesh vjen për shkak të mënyrës me të cilën ata jetojnë dhe zakoneve të tyre. Për shembull…

Agatha Christie

Pavarësisht prodhimtarisë së saj të bollshme letrare me më tepër se 66 romane policorë dhe 14 tregime të shkurtër, shkrimtarja e madhe e librave të verdhë nuk e dinte se çfarë ishte një tavolinë. Ajo kurrë nuk pati një zyrë, dhe “Vrasje në Orient Express”, për shembull, e ka shkruar në një dhomë hoteli. Në të vërtetë ajo shkroi ku i vinte dëshirë ta bënte: në kuzhinë, dhomë gjumi, në udhëtim. Dhe për të shkruar romanet e saj të famshëm shpesh përdorte një procedurë të kundërt, përshkruante fillimisht skenën e krimit, me detajet dhe pastaj çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe të protagonistët.

Honoré De Balzac

Të thuash se e donte kafenë është pak. Ishte tërësisht i varur prej saj dhe në periudhën kur shkroi “Komedinë njerëzore” konsumonte më tepër se 50 filxhanë në ditë. Në 1830 botoi një artikull në një revistë franceze me titull ‘Kënaqësitë dhe dhimbjet e kafesë’, ku lexohet:”Kafeja rrëshqet në stomak, dhe paralajmëroi menjëherë një trazirë të përgjithshme. Idetë fillojnë të lëvizin si batalione të Armatës së Madhe në fushën e betejës, dhe beteja zhvillohet. Kujtimet vijnë me galop, të shtyra nga era”.

Sigmund Freud

Babai i psikanalizës dhe neuroshkencës moderne shpesh është portretizuar me një cigare mes gishtave. Nuk është rastësi. E vërteta është se pinte aq shumë dhe vazhdimisht, derisa një ditë një miku i tij e paralajmëroi se konsumimi i kaq shumë cigareve do t’i shkaktonte me siguri nje aritmi kardiake të rrezikshme. Feud provoi ta linte por pa sukses, mungesa e duhanit i shkaktoi një depresion të rëndë.

Por ky nuk ishte vesi i vetëm i psikanalistit më të madh të gjitha kohërave; vlerësonte edhe kokainën të cilët nuk hezitonte ta përkufizonte: një substancë magjike.

Albert Einstein

Alberti i vogël kishte vështirësi në të folur që kishin shqetësuar jo pak prindërit e tij. Më vonë do të shprehej se zhvillimi i tij i ngadaltë në krahasim me fëmijët e tjerë i kishte dhënë mundësi të vëzhgonte elementet fondamentale të jetës si hapësira për shembull.

Shoferi i tij, Stanley Cohen, në librin ‘Koha ime me Ajnshtajnin’ ka rrëfyer se një pasionet e tij më të mëdha ishte të luante Mozartin me violinë gjatë ekskursioneve. Dhe vetëm dëgjimi i muzikës e prekte deri sa ta bënte të qante.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama