Përdoruesve të parë do t’u jepen 14 ditë falas për të provuar kanalet e reja. Nëse ata do të rikërkojnë këtë shërbim, atëherë do t’u duhet të paguajnë. Nga kanalet me pagesë do të hiqen reklamat dhe spotet e tjera publicitare apo fushata të ndryshme që shfaqen tek videot e hedhura në mënyrën tradicionale.
Google Inc. që zotëron Youtube thotë se suksesi i këtij projekti do të vendosë për të ardhmen e këtij shërbimi. Nëse përdoruesit janë të kënaqur nga shërbimi i ofruar nëpërmjet pagesës modeste, atëherë kanalet me pagesë në rrjetin më të madh të global të videove do të shtohen dhe do të shtrihen gradualisht edhe në pjesë të tjera të planetit.