YouTube shton shqipen ne kategorine e perzgjedhjes se gjuheve

YouTube shton shqipen ne kategorine e perzgjedhjes se gjuheve

Rrjeti social You Tube, ka përzgjedhur gjuhën shqipe si të rradhës për ta shtuar në listën e mundësive për publikun, për t’u përzgjedhur e më pas për të punuar me këtë faqe.

Kjo vihet re fare lehtë nëse shkon në fund të faqes së parë të You Tube, në kategorinë që përzgjidhet gjuha, Shqipja është vendosur në kolonë e tretë, e parafundit në renditje të saj.

Me të bërë zgjedhjen, faqja e parë kthehet në shqip, dhe ikonat që selektohen, kthehen po në këtë gjuhë, si përshembull: Ngarko, Çfarë duhet parë, Kanali im, Abonimet e mia, Historiku, etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama