Ylljet Alicka interviste per gazeten qendrore ceke ISEDN

TIRANË, 16 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - Shkrimtari i njohur Ylljet Aliçka, pasi ka promovuar dgjatë muajit tetori në çekisht vëllimin e tij me tregime, veprën me titull "Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit tonë", ka dhënë së fudndmi edhe një intervistë në gazetën qendrore çeke, ISEDN me rastin e botimit të librit të tij në këtë gjuhë.

"Gjatë luftës së ftohtë Shqipëria kishte imazhin e diktaturës më të egër në Evropë, ndërsa në listën e librave të ndaluar ishte Bibla, Kurani, veprat e Kafkës, Kunderës", shprehet shkrimtari Ylljet Aliçka për gazetarin Tomás Lébr duke theksuar gjatë intervistës se "atë, çfarë shqiptarët përjetuan, ndoshta nuk ka krahasim me modelin tuaj".

Ndërsa i pyetur nga Lébr lidhur mbi veprën "Rrëfenje me ndërkombëtarë" e cila u bë një çështje që gati e futi në problem me ndërkombëtarët Aliçka përgjigjet:

"Romani "Rrëfenje me ndërkombëtarë" në vitin 2007, subjekti i të cilit ishin marrëdhëniet dhe kontaktet e shqiptarëve me botën e jashtme pas shumë vitesh izolimi, më shkaktoi momente jo të lehta ato kohë, dhe gati u ndjeva fajtor për shkak se kisha dëmtuar procesin integrues të vendit" ndërsa shton se për veprën pati reagime negative ashtu dhe pozitive, por krahash telasheve, autorit i solli dhe shumë lexues.

Lidhur me pyetjen se a mendon autori se letërsia nuk lulëzonte në kohën e diktaturës së egër, Aliçka përgjigjet "shumica dërmuese e veprave letrare nga vendet perëndimore ishte, ndoshta si dhe tek ju, por në indeksin e ndaluar dhe leximi i tyre dënohej".

"Pas rënies së komunizmit" vijon Aliçka, "më është bërë e njohur një listë autorësh të ndaluar perëndimorë, të renditur sipas një hierarkie të caktuar në varësi të së cilës përcaktohej një dënim i caktuar, ndërsa në vendin e parë ishte Bibla, pas saj paradoksalisht majtisti Jean-Paul Sartre, dhe në këtë listë zinin vend të merituar dhe shkrimtarë çek, Kafka ose Kundera".

Pyetjes "është interesante se Bibla ishte në vendin e parë. Në Shqipëri është i pranishëm edhe islami. Ishte në atë listë gjithashtu Kurani" Aliçka i përgjigjet : "Po, edhe Kurani ishte i ndaluar, por kam përshtypjen më pak i rrezikshëm se Bibla, dhe kjo u ndikua nga fakti, se regjimi konsideronte të krishterët, sidomos katolikët, si kundërshtarët më të rrezikshëm, sepse ata kishin lidhje me botën perëndimore".

I ngacmuar nga Tomás Lébr pas leximit të tregimeve të Aliçkës lidhur me "matjen" e qarjes së njerëzve mbi vdekjen e Enver Hoxhës, shkrimtari shprehet se për këtë tregim, nuk e kam tepruar aspak, sepe pas rënies së komunizmit u gjetën dokumentet, në të cilat bashkëpunëtorët e Sigurimit përshkruanin "me metoda shkencore", sa shumë lotë njerëzit derdhën dhe me ç' mënyrë njerëzit qanin.

Ndërsa lidhur mbi pyetjen e nëse autori e njih kulturën dhe letërsinë çeke, Aliçka shprehet se "kam qenë i ndjeshëm dhe kam ndjekur me vëmendje "Pranverën e Pragës" dhe pushtimin sovjetik të Cekosllovakisë, dhe për këtë shkak u motivova mjaft nga leximi në italisht i një brezi poetësh çekë gati disidentë" përbyll shkrimtari duke cituar Vietszlav Neval.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama