Xiaomi rivali i Apple per vitin 2015

Xiaomi, rivali i Apple per vitin 2015

Pak para se të hidhte në treg “iPhone 6” dhe “iPhone 6 Plus”, në mediat botërore qarkulluan shumë lajme se “Apple” do të hidhte në treg gjeneratën e re të “iPhone” me xhamin prej safiri, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

 

Këtë plan të mbetur vetëm një ide për gjigantin amerikan, duket se do ta realizojë kompania kineze “Xiaomi”, i cili dy vitet e fundit është kthyer në një ndër rivalët më seriozë në lindje të “Apple”.

 

“Xiaomi” thuhet se do të prodhojë telefonin e tij të ri me materialin e safirit, i cili është ndër më të qëndrueshmit për ekranet.

 

Ndër të tjera, telefoni i ri i kompanisë kineze, që do të quhet “Xiaomi Mi5”, do të jetë i pajisur edhe me karakteristika që do ta bëjnë këtë model më të mirin në Android.

 

Kompania nuk i ka zbuluar këto karakteristika, por sipas medieve ndërkombëtare ekrani i tij do të jetë 5.7 inç dhe me 3GB RAM. Modeli parashikohet të prezantohet gjatë vitit 2015, ndërsa tregu i tij pritet të jetë edhe Europa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama