Windows 8 me 25 tetor Windows Phone 8 me 29 tetor

Windows 8 me 25 tetor, Windows Phone 8 me 29 tetor
Microsofti i ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjet e veta lidhur me prezantimin e sistemit të vet të ri operativ, Windows 8. Publikimi i sistemit operativ Windows 8 për kompjuterët standardë dhe tabletët do të duhej të bëhej zyrtarisht në Nju Jork, në 25 tetor (më 26 tetor fillon shitja zyrtarisht). Disa ditë më vonë, saktësisht më 29 tetor, do të organizohet ngjarja tjetër në San Françisko në të cilën do të prezentohet Windows Phone 8.

Kështu është konfirmuar se Windows Phone 8 do të prezentohet pas Windows 8. Menjëherë pas prezantimit të Windows 8 do të fillojë edhe shitja e tabletëve Surface të Microsoftit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama