Windows 7 akoma ne rritje

Windows 7 akoma në rritje

Sipas të dhënave nga Net Applications, akoma më shumë njerëz po lënë pas Windows XP për Windows 7. Kjo edhe pse Windows 8 është tashmë i gatshëm për klientët.

Sipas dokumentimeve nga Net Applications, Windows 7 arriti të merrte 44,7 përqind të tregut të sistemeve operativë, një shifër kjo pak më e madhe nga 44 përqind që ishte në Shtator. Në të njëjtën kohë, Windows XP ra nga 41,2 në 40,7 përqind.

net applications oct 2012 desktop os Windows 7 akoma në rritje

Edhe pse shifrat nga Shtatori në Tetor nuk janë edhe shumë të mëdha, shihet qartë që Windows 7 gradualisht po merr më shumë përdoruesa se 11 vjeçari Windows XP. Pasi XP kishte dominuar tregun për shumë vite radhazi, vëndin e parë e rrëmbeu 7-ta në Gusht. Vetëm një vit më parë, XP kishte rreth 48 përqind të tregut, dhe Windows 7 vetëm 35 përqind.

Microsoft kishte këmbëngulur shumë që individët dhe bizneset të fillonin të përdornin Windows 7, dhe jo më XP.

Kompania ka rikujtuar përoduresit shumë herë se mbështetja teknike e XP do të skadojë në Prill të 2014-s. Pas asaj, arnimet e sigurisë dhe rifreskimet nuk do të jenë më të gatshme, që do të thotë se njerëzit do të përdornin XP-në të rrezikuar.

Interesante do të jetë përqindja që Windows 8 do të marrë në muajt në vijim, duke konsideruar që u lëshua vetëm një javë më parë.

Mbi të gjitha, Windows ishte mbreti i tregut të sistemeve operative në muajin e kaluar, me më shumë se 91 përqind, duke lënë pas përsëri Mac OS me vetëm 7,1 përqind dhe Linux vetëm me pak më shumë se 1 përqind. /Tech.Al/

Vizitoret kerkuan termat:

  • ide per biznes social
  • president email loc:AL


http://www.tech.al/windows-7-akoma-ne-rritje/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama