WhatsApp vendos nje tjeter rekord

WhatsApp vendos nje tjeter rekord

Rritja e WhatsApp nuk njeh kufi. Në një njoftim në FB, shefi i këtij shërbimi, bëri të ditur një tjetër rekord. Jan Koum tha se WA ka kapërcyer kufirin e 700 milionë përdoruesve aktivë.

Që prej gushtit të vitit të shkuar, WhatsApp e ka rritur me 100 milionë numrin e përdoruesve. Megjithatë kufiri prej 1.4 miliardë përdorues të FB duket i largët. Por WhatsApp ka lënë shumë pas rrjetin Twitter me 284 milionë përdorues dhe Instagram me 300 milionë përdorues.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama