WhatsApp teston sherbimin e thirrjeve me ze

WhatsApp teston sherbimin e thirrjeve me ze

Opsioni i shumëpritur i thirrjeve me zë në WhatsApp është në fazat përfundimtare dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. WhatsApp e ka testuar këtë opsion në një grup të përzgjedhur përdoruesish Android.

Njëri prej tyre shkroi në Reddit se ky opsion ishte i disponueshëm në telefonin e tij dhe se një testues tjetër e kishte telefonuar më parë. Madje ai publikoi dhe disa pamje të gjatë kryerjes se një thirrjeje me zë në WhatsApp.

Nga imazhet duket se ndërfaqja është e ndarë në tre seksione: telefonatat, mesazhet dhe kontaktet. Gjatë një telefonate, shfaqen opsionet e zakonshme të një telefonate. Deri më tani, ky duket të jetë një program testimi tepër i limituar.

Nëqoftëse ky testim rezulton i suksesshëm, atëherë prisni që shumë shpejt shërbimi i thirrjeve me zë të jetë i disponueshëm dhe në telefonin tuaj. Kompania e premtoi lançimin e këtij opsioni në vitin 2014, por për shkak të disa probleme teknike ai u shty për në 2015.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama