WhatsApp tashme me 600 milione perdorues

WhatsApp tashme me 600 milione perdorues

Aplikacioni i njohur dhe tepër i përdorshëm edhe në vendin tonë, WhatsApp, po vazhdon e po rritet me hapa shumë të shpejtë, dhe këtë rritje e konfirmoi vetë shefi dhe themeluesi i aplikacionit të famshëm, Jan Koum, i cili tha se shërbimi i mesazheve me aplikacionin që ka krijuar tashmë përdoret nga plot 600 milionë përdorues aktivë mujor, në mbarë botën.

 

Ky aplikacion, u ble nga Facebook në muajin shkurt të këtij viti për një shumë prej 19 miliardë dollarësh. Në fakt, duket si një investim tepër i mirë pasi shifrat e fundit tregojnë se aplikacioni po vazhdon të udhëheq në tregun e aplikacioneve dhe shërbimeve që bëjnë të mundur dërgimin e mesazheve mobile.

 

Jo më shumë se para 14 muajsh, WhatsApp, kishte vetëm 250 milionë përdorues aktivë, ndërkohë që sipas të dhënave të fundit, që prej muajt prill janë shtuar plot 100 milionë përdorues të rinj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama