WhatsApp numeron 700 milione perdorues aktive

WhatsApp numeron 700 milione perdorues aktive

Aplikacioni i shkëmbimit të mesazheve, WhatApp, ka arritur 700 milionë përdorues aktivë në muaj, të cilët dërgojnë 30 miliard mesazhe në ditë. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Jan Koum ka publikuar disa statistika në Facebook, i cili e bleu shërbimin për 22 miliardë dollarë në tetor të 2014-s.

“Ne po ndajmë një tjetër moment të rëndësishëm për WhatsApp, i cili tashmë numëron më shumë se 700 milion përdorues aktivë. Për më tepër, çdo ditë përdoruesit tanë dërgojnë mbi 30 miliard mesazhe. Aq të emocionuar sa jemi nga këto statistika që tregojnë rritjen tonë të vazhdueshme, jemi edhe më shumë të inkurajuar të vazhdojmë në ndërtimin e një produkti madhështor në 2015-n.”  - ka shkruar Koum.

Rritja e shpejtë e WhatsApp ka vazhduar më tej edhe pas blerjes nga Facebook, një marrëveshje e cila u zbulua në muajin shkurt të vitit të shkuar. Procedurat e vonuara bënë që blerja përfundimtare të kryhej në tetor 2014, me një shifër relativisht më të lartë nga sa ishte përcaktuar më parë.

Objektivi më i fundit i WhatsApp ishte shifra prej 600 milionë përdoruesish aktivë, në gusht 2014. Hapat e tjerë brenda këtij viti pritet të jenë shitimi i thirrjeve me zë duke e bërë një konkurrent direkt me shërbime si Skype.  Ndër rivalët e tjerë të WhatsApp janë edhe aplikacioni Messenger i Facebook, me  500 milionë përdorues në nëntor të 2014-s dhe aplikacioni kinez WeChat, me 438 milion përdorues aktivë në gusht të vitit të shkuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama