Pavarësisht pasigurisë dhe cenimit të privatësisë në rrjetin social “WhatsApp”, shumë pak persona i kanë lexuar kushtet e përdorimit të këtij aplikacioni online.
E pra, duke analizuar me kujdes të gjitha rregullat, janë gjetur disa informacione vërtetë interesante. Për shembull, pavarësisht se përdorimi i “WatsApp”-it është i përhapur në të gjithë shoqërinë, e përdoret nga të gjithë grupmoshat, sipas ligjeve të kompanisë ai u ndalohet fëmijëve nën 16 vjeç.
Në kushtet e përdorimit lexohet se ky mjet komunikimi nuk është një shërbim i përshtatshëm për fëmijët, e se përdorimi nga të miturit është shkelje e rëndë.
Këto kufizime janë edhe për përdoruesit që lidhen me vendet që konsiderohen si “mbështetësit e terroristëve”, sipas qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duhet bërë kujdes edhe në përmbajtjen e mesazheve të dërguara, pasi ato mund të vihen në dispozicion të qeverisë, nëse vihen re shkelje që mund të cenojnë sigurinë e vendit.
Në fakt, kushtet e përdorimit janë bërë që përdoruesit të mos kenë mundësinë që të shpërndajnë video pornografike, materiale të paligjshme, shpifje apo racizëm.
Megjithatë, ironikisht “WhatsApp” është një nga mënyrat më të përhapura për ndarjen e imazheve dhe videove të viktimave.