Vrau 77 njerez Breivik nis greve urie ne burg do Play-Station 3

Vrau 77 njerez, Breivik nis greve urie ne burg, do Play-Station 3

Anders Behring Breivik, 35-vjeçari norvegjez i cili vrau 77 njerëz në korrik 2011, ka kërcënuar në burg se do të nisë një grevë urie. Ai i ka cilësuar si "tortura" kushtet e tij në burg dhe ka paraqitur një listë me 12 kërkesa për autoritetet e burgut, mes të cilave zëvendësimi i "Play-Station 3" me modelin e ri, mundësinë për të zgjedhur sipas dëshirës lojërat që luhen dhe rritjen e pagesës që merr si çdo i burgosur nga shteti. Në një letër që u është dërguar edhe shumë mediave, Breivik ka kërkuar që të ketë mundësi që të komunikojë dhe të shëtisë.

 

Breivik është burgosur në një ishull norvegjez që prej vitit 2011, pas masakrës tronditëse të 22 korrikut të atij viti, ku i "furnizuar" me një çantë me armë dhe municione, adhuruesi i ekstremit të djathtë ka shkuar në ishullin Utoya dhe ka qëlluar një grup të madh të rinjsh laburistë që ishin aty, duke marrë jetën e 69 prej tyre. Më parë ai kishte vendosur një bombë përpara Parlamentit norvegjez, shpërthimi i së cilës vrau tetë njerëz. Masakra e tij tronditi Norvegjinë dhe të gjithë botën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama