"Vrasja e Maratit", shfaqja e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori Arben Kumbaro, tashmë do të shfaqet edhe në Kosovë. Pas suksesit në sallën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet, regjisori Kumbaro dhe kasta e aktorëve i janë drejtuar Prishtinës, ku në datat 10 dhe 11 prill presin të të njëjtin sukses dhe vëmendje nga shqiptarë të Kosovës.
Kolona e aktorëve, me emra si Luli Bitri, Viktor Zhusti, Hervin Çuli, Helidon Fino, Gladiola Harizaj, Mehdi Malkaj do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës për të interpretuar këte pjesë brilante, e cila risjell një analizë të hollë filozofike të Revolucionit Francez, e cila vjen aktuale dhe në ditët tona.