Vrasesi i dy vellezerve mberrin ne polici Po te mundesha do vrisja edhe te tretin

Vrasesi i dy vellezerve mberrin ne polici: Po te mundesha, do vrisja edhe te tretin

Vrasësi i dy vëllezëre Shkami në Postribë të Shkodrës ka mbërritur në Policinë e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie. Aleksandër Dushaj, edhe pse është vetëdorëzuar, mësohet se nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Ai ka rrëfyer para uniformave blu se dy vëllezërve të cilët nuk i jepnin vajzën e shtëpisë për nuse, u kishte ngritur pritë ditën e 2 Janarit. “Nuk jam penduar, po të kisha mundësi do e vrisja dhe vellain e tretë” – ka thënë Dushaj duke i qëndruar deklaratave në Tiranë pas arrestimit.

Më 2 janar të këtij viti, 30-vjeçari Aleksandër Dushaj vrau Abdullah dhe Skënder Shkamin në fshatin Drisht të Postribës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama