Vlore/500 vende te reja pune por... nuk shkon askush

Vlore/500 vende te reja pune, por... nuk shkon askush

Në qytetin e Vlorës janë të regjistruar si të papunë 13 mijë persona, por 500 vende të reja pune, ofruar nga Zyra e Punës në këtë qytet, janë refuzuar.

Vendet e punës janë kryesisht në sektorin e fasonerisë, “call center”, restorante, punishte të përpunimit të metaleve apo drurit, hoteleri, farmaci dhe sektorë të ndryshëm.

Por, sipas drejtuesve të Zyrës së Punës, edhe pse shumë persona janë regjistruar pranë zyrës për të kërkuar punë, ata refuzojnë ofertën që u bëhet, raporton TCH.

Pjesa dërrmuese e refuzimeve bëhen për shkaqe që lidhen me dëshirën e të papunëve për të punuar në sektorin shtetëror, apo me faktin që nuk pranojnë të bëjnë punë më të ulta se shkollimi që kanë, duke preferuar të mbeten sërish të papunë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama