Vlore pas dhunes nga ish-bashkeshorti Marsela dhe 3 femijet kane nje banese te re

Vlore, pas dhunes nga ish-bashkeshorti, Marsela dhe 3 femijet kane nje banese te re

“Jo çdo e keqe vjen për keq”. Është një fjalë e urtë popullore e cila zë vend teksa flasim për Marselën, 39-vjeçaren nga Vlora, e cila u bë viktimë e dhunës pak ditë më parë.

Institucionet u vunë në lëvizje e brenda shumë pak kohësh ndryshimet kanë ardhur për Marselën dhe 3 vogëlushet e saj. Ditët kur Marsela ka jetuar mes lagështirës dhe varfërisë ekstreme pritet të marrin fund.

Bashkia e Vlorës ka akorduar fondin, ndërsa institucionet kanë marrë përsipër gjetjen e një banese me qira, dy fëmijët më të rritur do të nisin ciklin arsimor në shkollën “Marigo Posio”, ndërsa Anxhelo vetëm 3-vjeçar do të frekuentojë për herë të parë një kopësht , edhe shpenzimet për të do të mbulohen nga Bashkia e Vlorës .

Por ajo çfarë është më e rëndësishme për Marselën është gjetja e një pune, autoritetet kanë një lajm të mirë edhe për këtë, ajo do të punësohet si sanitare në një shkollë të qytetit, ndërsa kanë nisur procedurat ligjore.

Ndërkohë nëna e Marselës, Lefteri Caushaj ribën apel drejtuar drejtësisë, të dënohet ish bashkëshorti i Marselës, të ndëshkohet për dhunën ndaj vajzës. “Pas gjithë peripecive, tashmë Marsela dhe fëmijët e saj mund të jetojnë në paqe dhe pa dhunë .


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama