Vlore / Zbulime te reja ne Parkun Arkeologjik Amantia ne zonen e Nekropolit

TIRANË, 13 Tetor / ATSH / - Instituti i Arkeologjisë i përfaqësur nga Dr.Elio Hobdari dhe Jamarber Buzo, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë përfaqësuar nga Maze Idrizaj dhe Ilia Cano kanë zhvilluar së fundmi një ekspeditë arkeologjike në Parkun Arkeologjik Amantia, gjatë së cilit nuk kanë munguar dhe surprizat e rradhës.

Përfaqësuesit dhe specialistët e IA-së dhe DRKK-së pasi inspektuan punimet të cilat konsistonin në përfundimet e gërmimeve në varin monumental 107, monumenti i zbuluar dhe shtuar listës së monumenteve gjatë gërmimeve të Institutit të Arkeologjisë dhe DRKK Vlorë vetëm pa kohë më parë, zbuluan së fundmi edhe dy vare cist të ndodhura afër varit monumental.

Për specialistët e DRKK-së Vlorës, këto zbulime do të mundësojnë në krijimin e një tabloj më të qartë të Nekropolit në këtë zonë (Nekropoli verilindor).

Sakaq, specialistët sqarojnë se në një fazë të dytë do të hartohet edhe projekti i restaurimit dhe sistemimit të infrastrukturës në mënyrë që monumenti të bëhet i vizitueshëm.

Parku Arkeologjik Amantia

Parku Arkeologjik Amantia ndodhet, 34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Ndërkohë që qyteti antik i Amantias gjendet i shtrirë në kreshtën e një kodre mes dy majave, në këmbë të një vargu kodrash.

Kjo qendër e hershme Ilire, sot gjendet në 15 ha të Parkut Arkeologjik të Amantias.

Lindur e lulëzuar në 10 shekuj në ndryshim e pasurim të vazhdueshëm, epiqëndra e qytetërimit eshte në një zonë kodrinore që gjendet në lartësinë 613 m mbi det.

Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik, duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshe e taraca.

Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjet qytetai ilir i Amantias ka formë koni. Ajo është e veçuar nga vargmali, dhe përshkohet nga një përrua.

Qyteti antik Amantia gjendet në kodrinën mes rrjedhës së dy lumenjëve Vjosë dhe Shushicë me një shtrirje deri në det.

Vepra më e ruajtur dhe trashëguar nga antikitetit, është stadiumi i Amantias. Rradhët e gurta përbjënë madhështin e këtij qyteti ilir. Stadiumi ka 17 rradhë të gurta në pjesën veriore të tij, ose tribuna qëndrore. Gurët e mëdhenj tregojnë për një vepër madhore ndërtuar në fundin e kodrës ku jetuan amantinët. Pjesa përballë ka 8 rradhë ndersa ajo jugore 4-6. Satdiumi i Amanties është i përmendur nga lashtësia për lojrat që zhvilloheshin aty. Ai tregon per zhvillimin e sporteve në qytetet malore të Ilirisë Jugore.

Për të vizituar kodrën, perdoret nje rruge qe kalon perreth parkut. Në pjesën veriore rruga është e përshkrueshme.Gjurmët e murreve rrethues fillojnë të shfaqen pjesë- pjesë. Një pjesë janë ruajtur por ka edhe pjesë të dëmtuara. Tek kalaja ose pranë shkëmbit të Ploçës ku u ngritën veprat monumentale të qytetit, që ishte i shtrirë jashtë murreve rrethuese jetojne ende 4 familje. Deri para viteve '90 ka ekzistuar një muze arkeologjik. Shkatërrimi i tij bëri, që të humbasin një pjesë e vlerave arkeologjike të gjetura në këtë territor gjatë ekspeditave të ndryshme, që filluan të eksplorojnë këtë qëndër ilire fill pas viteve 1948 e në vijueshmëri.

Shumë vepra arkeologjike janë zhdukur ,duke mos u ruajtur për historin e kësaj kulture të lashtë. Murret rrethues të akropolit mund ti shqyrtosh nga afër ose në distancë. Ka vepra të punuara me gur ose mermer.Njërën prej tyre vëndasit, që ende jetojnë në këtë territor parku e kishin vendosur në portën e një stani dhe aty ndiznin qirinjë duke e ktheyer në një vend kulti të kohës së paganizmit të vontë.Tek lëmi i Peçit mund të shkohet duke zbritur nga kalaja. Vendi është një kodrinë e sheshtë. Aty shquhen gjurmët e një tempulli dhe të një kishe forma dhe mënyra e ndërtimit është studiuar fare pak.

Porta e hyrjes juglindore, na u prezantua në fakt nga vendasit si portë e daljes së fshehtë të rrugës për në stadium.Por në të vërtetë është portë dalje me një hark të madh qëndron në këmbë ende, ndonëse ka pësuar një rikonstruksion. Fakti më i çuditshëm janë sterat e ujit. Ngado nëpër të gjithë këtë territor do të ndeshesh me sterat e ujit. Ato mbajnë ujë të ftohtë por janë të cekta si thellësi një pjesë e tyre. I gjithë territori prej 15 ha pra gjithë kodra është një pasuri me monumente të zbulura dhë të fshehta, një pjesë e tyre i ruan toka. Vëndasit thonë se kanë gërmuar këtu rusët me skavator, por edhe shumë të huaj si italiane, austriake etj.

/k.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama