Vlore / Dalin ne pah vlerat dhe objektet e periudhes paleokristiane

TIRANË, 18 Nëntor / ATSH / Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, ka përfunduar gërmimet arkeologjike të nisura gjatë muajit tetor 2015 nga specialistë të Institutit të Arkeologjisë në Kishën Bizantine të Shën Gjergjit, midis fshatrave Lepenicë dhe Brataj në krahun e djathtë të Lumit Shushicë të rrethit të Vlorës.

Specialistët e DRKK-Vlorë sqarojnë se këto sondazhe u kryen nga arkeologët si Prof.Skënder Muçaj dhe arkeologu S.Xhyheri.

Pasi survejuan 'Kishën e Mëne' në Velçë profesorët dhe specialistët realizuan sondazhet arkeologjike në Kishën e Shën Gjergjit, monument kulture.

Pas proçesit, rezultoi që kjo kishë ka qënë pjesë e një manastiri të periudhës paleokristiane dhe që u ka shërbyer banorëve të kësaj treve si një objekt kulti.

Ndërkohë që pas ndërhyrjeve, punonjësit e DRKK-Vlorë punuan më pas për pastrimin nga vegjetacioni të monumentit ndërhyrje kjo e cila ndikoi në evidentimin e vlerave të këtij objekti të rëndësishëm që flet për kulturën e kristianizmit në këtë trevë të lumit të Vlorës.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama