Vlora cel Panairin e Librit qindra qytetare vizitojne stendat e tij

Vlora cel Panairin e Librit, qindra qytetare vizitojne stendat e tij

Qyteti i Vlorës ka çelur Panairin e Librit, “Vlora 2014”, i cili që në ditën e parë u vizitua nga qindra qytetarë. Në këtë aktivitet, që është shndërruar tashmë në një traditë, përfaqësohen 50 shtëpi botuese shqiptare ndër më të njohurat, me rreth 500 tituj librash të rinj.

Stendat e panairit është çelur tek zona e pedonales në Skelë. Ndërkohë, organizatorët vlerësojnë se edhe treguesit e tërheqjes së librave janë të kënaqshëm. Në panair gjendet edhe stenda e autorëve vlonjatë të inkuadruar pranë Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, ku janë paraqitur krijime të ndryshme, romane e vëllime poetike, si dhe të zhanreve të tjera nga autorët Myrteza Mara, Çlirim Hoxha, Elisabeta Alikaj, Ergys Alushi, Simon Xanina, Enisa Kananaj, Xhiliola Lame, Ermentila Guci, Theodhori Baba etj. Panairi do të qëndrojë i hapur deri në datën 13 gusht, duke e bërë zonën e Skelës më atraktive për pushuesit e shumtë që kanë zgjedhur për të kaluar këtë verë në qytetin e Vlorës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama