Shifrat e turizmit hyne 1.8 mln vizitore

Shifrat e turizmit, hynë 1.8 mln vizitorë
“Nga janari deri ne korrik kemi regjistruar një shifër prej 1.8 milionë vizitoresh. Vjet kemi patur 3 milione vizitorë, numër në të cilin përfshihen emigrantet edhe shtetasit e huaj”, tha Odeta Nishani, nga Drejtoria e Statistikave.

Sipas statistikave dhe perllogaritjeve te bera ne Ministrine e turizmit deri ne fund te muajit korrik ,180 mijë jane vizitore ditore te cilet mund te kene vizituar nje kala ne vendin tone , ndersa 1 620 000 jane perllogaritur turiste, te cilet kane fjetur te pakten nje nate ne Shqiperi.Sipas Nishanit, kriteri baze per percaktimin e vizitoreve eshte rezidenca e tyre, me pas ne baze te diteqendrimit ato klasifikohen ne turiste apo vizitore ditore.

Per 20 ditet e para te gushtit kane ardhur rreth 600 mije te huaj te cilet do te perpunohen ne vizitore ditore,turiste apo rezidente ne vendit tone dhe Ministria e Turizmit deklaron qe deri ne fundt te vitit shfra e vizitoreve parashikohet te jete 3.5 milion. Pas klasifikimit dhe shifrave te publikuara nga Ministria e Turzimit, eshte banka e Shqiperise dhe INSTAT te cilat bejne perllogaritjet e te ardhurave nga turizmi, pasi turisti dhe vizitori ditore kane koeficiente te ndryshem ne perllogaritjen e shpenzimeve qe mund te kene kryer.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama