Vjen me ne fund iTunes 11

Vjen më në fund iTunes 11

Duke filluar që sot, iTunes 11 është gati për t’u shkarkuar në dyqanin e aplikacioneve të Apple. Ky verzion i iTunes është pothuajse një muaj me vonesë nga ç’kishte njoftuar në Shtator kompania gjigande.

iTunes 11 Vjen më në fund iTunes 11

Sipas raporteve, ky verzion është më i shpejtë, me një dizajn më të pastër, dhe është lehtësuar shfletimi i muzikës. Gjithashtu në këtë verzion mund të shikoni një ‘preview’ të diçkaje para se t’a blini atë, muzikë, film, apo diçka tjetër.

Edhe pse Apple kishte premtuar për këtë verzion që do të vinte në Tetor, z.Presidenti i Shërbimeve dhe Softuerit të Internetit Eddy Cue ka thënë se shtyrja e datës ka erdhur si shkak të disa problemeve të vogla inxhinjerike. Dhe inxhinjerëve të Apple iu desh të rindërtonin disa pjesë të programit.

“Ne duam që çdo gjë të jetë perfekte,” ka thënë në Tetor një zyrtar i Apple, Tom Neumayr.

Besohet se ky verzion i iTunes është rishikuar disa herë para se të lëshoheshe për publikun, për shkak të frikës se mos ndodhte e njëjta gjë me hartat, ku kompania Apple kishte gabime të mëdha në to, ku ato dolën me iPhone 5.

Disa të tjerë sygjerojnë se shkak për vonesën e verzionit të ri kanë qënë dhe problemet që Apple ka pasur me lishencat dhe patentat e muzikës. /K.H. – Tech.Al/


http://www.tech.al/vjen-me-ne-fund-itunes-11/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama