Vjen gripi amerikan. Ekspertet Rreziku i humbjes se jetes eshte prezent

Vjen gripi amerikan. Ekspertet: Rreziku i humbjes se jetes eshte prezent
Virusi i gripit amerikan po qarkullon në Shqipëri. Epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik kanë regjistruar rastet e para me AH3N2, duke kërkuar rritjen e vigjilencës nga bluzat e bardha dhe kujdesin e qytetarëve. Pesë rastet me tipat e ndryshëm të viruseve gripale janë lokalizuar në Tiranë. “Nëse para një jave virusi i gripit nuk qarkullonte në Shqipëri, tani laboratori i virologjisë ka izoluar rastet e para për tipat A dhe B. Këto viruse kanë qarkulluar edhe vitet e kaluara dhe nga informacionet e OBSH-së rezulton se nuk paraqesin ndonjë veçori këtë vit,” është shprehur specialisti Dritan Ulqinaku në gazetën Panorama.

Ai ka shpjeguar se shenjat e prekjes nga gripi janë dhembje koke, kollë, temperaturë e lartë. Ai ka shtuar se numri i të prekurve nga virozat ka rritur në 13.000, por sërish është më i ulët se vitin e kaluar.

“Përgjithësisht muaji shkurt shënon pikun e rasteve me grip. Nuk duhen neglizhuar shenjat e tij aq më tepër kur zgjat më shumë për 5 ditë dhe gjendja e pacientit rëndohet. Rreziku për epidemi apo edhe deri në humbje të jetës është gjithnjë prezent”, pohon Ulqinaku. Ai pohon se virusi AH3N2 është më i rëndë pasi shkaktoi viktima në Amerikë, rreth 200 të tillë. Ulqinaku tregon se grupmoshat që rrezikojnë janë të moshuarit, fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Ai apelon se: “Duhet të bëhet kujdes me higjienën, sidomos në institucionet publike ku ka më shumë njerëz, si shkollat, universitete apo kopshtet”. Megjithatë Ulqinaku shprehet se s’ka vend për panik në popullatë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama