Vjen bibloteka e pare pa… libra

Vjen bibloteka e pare pa… libra
Me teknologjinë gjithmonë e më shumë në zhvillim dhe të fuqishme, biblioteka tashmë duket si një gjë që i takon së kaluarës. Të paktën kështu pritet që të ndodhë në të ardhmen. Kështu, në San Antonio të Teksasit, këtë vit pritet që të hapet edhe bibloteka e parë në botë pa libra, të cilët do të zëvendësohen me kompjutera.

“Tashmë kemi kontrolluar dhe besojmë se askush më parë nuk ka bërë diçka të ngjashme. Nëse dëshironi të dini se si do të duket biblioteka, vizitoni cilindo dyqan të Apple”, ka thënë planifikuesi i kësaj biblioteke, Nelson Wolf.

Ai ka treguar se ideja i lindi pasi lexoi biografinë e themeluesit të Apple, Steve Jobs. Pasi të kryhen të gjitha punët, kjo bibliotekë do të ketë 100 ‘e-lexues’ (“e-reader” – pajisje elektronike për të lexuar librat elektronikë), 50 ‘e-lexues’ për fëmijë, 50 kompjuterë, 25 laptopë dhe 25 kompjuterë tableta. Pra, librat tashmë po zëvendësohen me kompjutera dhe tableta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama