Vizita e Papes do jape shprese dhe sherim per shqiptaret

Vizita e Papes do jape shprese dhe sherim per shqiptaret

Vendimi i Papa Françiskut për të udhëtuar në Shqipëri, si destinacioni i parë i udhëtimit të tij ndërkombëtar në Evropë, pritet të sjellë shërim dhe shpresë. Gjithashtu vizita e tij në shtetin shqiptar me shumicë myslimane, do të nënvizojë një shembull të bashkëjetesës fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve në këtë vend.

 “Papa e vlerëson këtë gjë dhe kërkon të tregojë Shqipërinë si një shembull, dhe ta inkurajojë atë”, tha koordiantori për vizitën e Papës, Gjergj Meta.

Katolikët përbëjnë 6% të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë që shkon mbi 3 milionë,  65% janë myslimanë dhe 20% janë ortodoksë.

“Megjithatë, myslimanët, të krishterët dhe ortodoksët dhe madje edhe populli pa besim e shohin Papën si person karizmatik i cili mbron të dobëtit",  tha Meta.

Luigj Mila, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe, njoftoi se një numër i madh myslimanësh do të mirëpresin Papën. Harmonia fetare sipas tij i ka rrënjët në përkatësinë etnike të përbashkët të njerëzve dhe historisë e përbashkët të vuajtjeve gjatë komunizmit,

 “Duke filluar me inkursionet osmane në shekullin e 14-të, ne kemi qenë të pushtuar për kaq shumë shekuj, dhe të mbërthyer së bashku në përpjekje për për të mbijetuar. Ne gjithmonë kemi punuar së bashku. Për të vazhduar me vitin 1944, ku diktatori Enver Hoxha kërkoi të pastronte vendin nga të gjitha fetë dhe e bëri Shqipërinë vendin e parë ateist të parë deri më tani” shprehet Mila.

Sfida më e madhe për kishën në Shqipëri sot, është plotësimi i nevojave sociale, psikologjike dhe shpirtërore të njerëzve.  Para se Kisha të jetë një mësues i efektshëm i besimit, ajo "duhet të jetë një forcë që shëron" ndaj vizita e Papës në Shqipëri do të jetë shëruese.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama