Virusi qe goditi i-Phone preken 220000 perdorues

Virusi qe 'goditi' i-Phone, preken 220,000 perdorues

Kërkuesit e “Palo Alto Network” gjetën kërcënimin e rrezikut për 225,000 përdoruesit e i-Phone, të cilët kanë modifikuar telefonin për përdorimin e aplikacioneve të paautorizuara. Virusi i njohur si “Raider Key”, zakonisht gjendet në aplikacione të shkarkuara në platformën “Cydia”.

Kina është vendi më i kërcënuar në këtë sulm, por është konsideruar se në rrezik janë përdorues nga 18 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë. Virusi vjedh profilin e të dhënave “Apple”, të tilla si emrin, fjalëkalimin, etj. Pas vjedhjes së informacionit virusi ndan informacionet tuaja dhe pamundëson funksionet e i-­Phone dhe i­-Pad.

Kompania kineze teknologjike “WIP Tech”, ku ndodhet gjysma e të dhënave të përbashkëta, krijoi një kontrollim në internet për përdoruesit për të parë nëse informacioni i tyre është publik. Një tjetër mënyrë për të kontrolluar sigurinë e çdo i-Phone tani nuk ekziston.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama