Të them të vërtetën, futja e mamave në shtëpinë e "Big Brother"-it ka qenë njëra prej gjërave më interesante që është bërë. Dhe e kemi parë që jo vetëm të rinjtë dinë të sillen mirë, ose dinë të bashkëjetojnë mirë me njëri-tjetrin, por edhe mamatë tona, përkatësisht të banorëve që janë brenda. Kështu që e kam vlerësuar si ide shumë pozitive dhe mendoj që kanë bërë mirë.
Banorët janë shprehur të shqetësuar dhe, të gjithë njëzëri, në dhomën e rrëfimeve, kanë thënë se "duam që t\'i nxirrni jashtë". Pse, sipas jush?
Në momentin e parë që të thashë se ato janë përshtatur shumë mirë me kamerat dhe kanë bashkëjetuar shumë mirë më njëra- tjetrën, banorët kanë filluar të ndiejnë konkurrencën mes banoreve të reja, që me moshë janë më të vjetra se këta. Këtë e bëra për shaka...Mendimi im i sinqertë për këtë është sepse aq sa të çmalleshin dhe pastaj ata duhet ta linin shtëpinë. Kërkesa e tyre ka qenë shumë e sinqertë, të paktën unë kështu e vlerësoj, sepse janë ndier në siklet, nuk kanë pasur mundësi të vazhdonin raportet që kanë pasur, detyrimisht u është dashur të zgjedhin një gjuhë komunikimi mes tyre, sepse ndryshe ne flasim kur jemi unë e ti dhe ndryshe do flisnim sikur të ishin edhe mamatë tona. Ata janë ndier në siklet, ose thënë ndryshe, atyre nuk u ka shijuar në momentin që e kanë marrë vesh se mamatë e tyre do të qëndrojnë më gjatë se një natë, dhe kanë filluar e janë ndierë në siklet. Do të ishin shumë më të kënaqur sikur surpriza të zgjaste veç tre orë, t\'u thoshte Vëllai i Madh që mamatë do jenë brenda për tre orë, ata do e shijonin në maksimum, do ndërronin muhabete, do merrnin vesh si janë raportet jashtë, si janë tek shtëpia, çfarë kanë bërë, si janë dukur e kështu me radhë. Po derisa mamatë qëndrojnë aty, raportet e tyre domosdoshmërisht janë ngrirë.
Si ju duket sjellja e mamave, na thoni diçka më tepër se ato që thatë më lart..
Mamatë po sillen në mënyrë shumë interesante dhe edicioni i tretë, unë do propozoja që të bëhet me mamatë e banorëve, të konkurrojnë. Pra, banorët t\'i fusin veç javën e parë, pastaj t\'ua lënë mamave dhe t\'i nxjerrin banorët. Sepse mamatë kanë, të paktën, çfarë na thonë. Ato nuk janë futur aty për çmimin, ato po sillen në mënyrë interesante, kanë filluar të luajnë jashtëzakonisht mirë, filluan të nominojnë njëra-tjetrën, filluan të shohin dobësitë dhe aftësitë e njëra-tjetrës, filluan me pa anën pozitive dhe negative të njëra-tjetrës, filluan të gjykojnë shumë mirë, filluan të bëjnë lojëra. Këtu vlen për t\'u theksuar sjellja shumë interesante, ose shumë aktive e nënës së Bjordit, zonjës Antoneta, si një sinjorita e vërtetë, që është shumë e pakompleksuar. Dhe ajo bën çdo natë talk show, i mbledh të gjithë rreth vetes, ngacmon, mbron.
Të flasim pak për nënën e Adelës, si ju duket sjellja e saj brenda?
Për këtë doja pikërisht të flisja. Më në siklet, siç ka qenë e pritshme normalisht, ndihet zonja Sanije, që është nëna e Adelajdës. Ndoshta dhe e arsyetoj sikletin e saj, sepse futja e Adelës ka shkaktuar turbulenca të mëdha në Kavajë dhe në mentalitetin e Kavajës. Mandej, detyrimisht ajo është reflektuar edhe tek e ëma, ne e shohim si një grua të padalë, e shohim si një zonjë shumë të mirë. Ajo mund të jetë nënë shumë e mirë në shtëpinë e saj, unë ju betohem edhe jam shumë i sigurt që, po t\'i shkonin për vizitë këto mama, në shtëpinë e zonjës Sanije, aty do ishte shou. Ndërsa në shtëpinë e Vëllait të Madh, ajo ndihet shumë keq, ose po të ishte ndryshe situata, ajo do të ishte më e privilegjuara, sepse prej nënave të vajzave të tjera, veç ajo është brenda, veç ajo ka për çfarë të mburret, sepse goca e saj u fut për të ndryshuar, e arriti qëllimin (sipas saj) u lidh me dikë, shihen si një çift, po ajo ndihet në siklet, nuk e di përse. Dashtë zoti që futja e saj brenda e ka amortizuar mendimin e keq për atë pjesë që kanë menduar keq për Adelën dhe e ka forcuar mendimin e mirë, për ata që kanë menduar mirë.
Si ju duket sjellja e mamasë së Bjordit dhe Adelës karshi njëra-tjetrës?
Natyra e zonjës Antoneta, të jep mundësi për të qenë në siklet, sepse ajo është shumë e hapur, ose të paktën bëhet se është shumë e hapur. Edhe vetë eksperienca e saj jetësore e ka bërë të ndihet ashtu, ose të jetë e atillë, t\'i thotë gjërat troç. Ajo ka lobuar jashtëzakonisht shumë për Bjordin, derisa nëna e Adelës, unë nuk di as kush është profesioni i saj, nuk di asnjë gjë, ndërsa për të ëmën e Bjordit i dimë të gjitha. Edhe unë, për shaka, në puntatën e së shtunës thashë se është bërë një padrejtësi mes mamave. Thashë duke u nisur prej vetes sime. Arsyeja pse unë nuk jam brenda shtëpisë ka qenë sepse unë jam i famshëm, thashë se këtu u është bërë padrejtësi mamave të tjera, sepse zonja Antoneta ka më shumë minuta televizive se unë tek Big-u. Ajo është e famshme, domosdoshmërisht ajo reflekton. Por më ka bërë shumë përshtypje një bisedë që është bërë me mamatë mes njëra-tjetrës.
Njëra nga mamatë, nuk e mbaj mend cila, filloi të komplimentonte zonjën Antoneta për sjelljen e nuses dhe dhëndrit, përkatësisht Bjordit dhe Adelës. Ajo reagoi në mënyrë shumë interesante, që unë nuk e mora shumë seriozisht dhe nuk di si mund ta sqaroj. Megjithatë, m\'u duk shumë interesante, m\'u duk ndryshe prej Antonetës që ka qenë jashtë. Ajo, në dy-tre puntatat e fundit, prej që kur është bërë zyrtare lidhja mes Bjordit dhe Adelës, ka luftuar, ka lobuar, ka bërë gjithçka që ajo të konsiderohet si një lidhje, ndërsa kur u fut filloi ta kontestonte. Kur mamatë e tjera filluan t\'i thoshin nusja kështu....dhëndri kështu...., ajo reagoi, duke thënë mos thoni kështu, sepse këta janë vetëm tani për tani bashkë, Bjordi im është shumë i ri, është vetëm 21 vjeç dhe gjëra të tjera si kjo. Tani unë po kuptoj dhe banorët që kanë qenë brenda, ndryshe janë brenda, ndryshe janë jashtë.
Meqë jemi tek lidhja e Bjordit dhe Adelës, mendoni që do jetë aq e fortë sa të rezistojë edhe pasi ata të dalin nga shtëpia?
Unë jo rastësisht e thashë, ose gjeta spunto për mamanë e Bjordit, për zonjën Antoneta. Ajo ka parë gjithçka...nuk dua të them atë që po mendoj, por sido që të jetë, le ta jetojnë, qoftë edhe dy ditë të vetme lidhjen e tyre jashtë shtëpisë.
Ju keni takuar banorët e eliminuar. Çfarë mendoni për ta, është e njëjtë sjellja e tyre jashtë me atë që kanë brenda shtëpisë?
Unë i kam takuar të gjithë banorët. Me disa ndaj afërsi më shumë se me disa të tjerë. Ndryshojnë, realisht ndryshojnë. Tani janë nën ndikimin e famës dhe tani është problem të gjykosh. Ndryshimi më i madh që unë kam parë tek banorët është natën kur ata kanë dalë, edhe ditën e fundit kur i kam takuar. Kur kanë dalë, kanë ardhur, më kanë takuar me sinqeritetin më të madh, edhe përkundër asaj që unë i kam sharë. Tani, kur i takoj, janë mendjemëdhenj, më falni për shprehjen "shesin p...". Por fama prej këtij lloj spektakli, këtij lloj formati, zgjat aq sa zgjat dhe emisioni. Thashë dhe më parë, tani sillen ndryshe, do doja shumë, do isha shumë i lumtur, sikur një intervistë tjetër ta zhvilloja me juve, pas dy muajve. Ja ta shpjegoj: këta (banorët) kalojnë me idenë se i njeh dikush, por pas dy muajsh, askush nuk do e përmendë më emrin e tyre. D.m.th., po të pyesni një qytetar të thjeshtë, të thotë shpejt 3 emra të banorëve të "BB 1", ka për të thënë: Arbri, Arbri edhe Arbri, sepse është fituesi ai. D.m.th., ai ka mundësi të mbahet mend, derisa të dalë një fitues i këtij edicioni.
Disa banorë tw dalw nga shtwpia, janw bwrw ca tw vwshtirw Kanë marrë dhe menaxherë, si e komenton Virusi këtë?
Të kesh një menaxher (tani po flas shumë profesionalisht), unë kam 10 vjet që bëj teatër dhe film, ka 10 vjet që unë mundohem të bëhem i famshëm dhe të gjitha punët e mia i bëj vetë dhe nuk më është dashur asnjëherë të punësoj një menaxher. Sepse, thënë ndryshe, ti duhet ta paguash menaxherin dhe unë shtroj një pyetje shumë banale: ku i gjejnë lekët këta për të paguar menaxherin?!Mua më duket gjëja më banale që unë kam dëgjuar ndonjëherë. Do doja t\'i takoja menaxherët e tyre, do doja shumë t\'i takoja që ti pyes se çfarë menaxhojnë? Për këtë jam shumë kurioz. Por sido që të jetë, unë i përgëzoj për "entuziazmin e madh".
Janë eliminuar nga shtëpia dy banore: Moza dhe Anjeza. Mendoni se ishte i drejtë vendimi i publikut?
Para se të dilnin nga shtëpia, unë i komentova në puntatën e fundit, i komentova të gjithë ata që kishin ardhur deri në gjysmëfinale. Për Anjezën dhe Mozën thashë një përcaktim të përbashkët, edhe Anjeza dhe Moza e ndjenin, dhe nëse i pyesnin, thoshin: Ok., na ka ardhur koha për të dalë jashtë. Publiku gjykon shumë drejt. Unë lojën e banorëve aty brenda e kam parë si telenovelë, por telenovelat tradicionale, rolet, përkatësisht personazhet kryesorë, i përcakton dramaturgu, skenaristi. Ndërsa këtu, vetë banorët pozicionohen në role kryesore dhe në role të dyta. Dhe ashtu siç janë pozicionuar, ashtu i ka kapur dhe publiku dhe i ka vlerësuar. Moza dhe Anjeza, me përjashtim të javëve të fundit, nuk kanë bërë ndonjë gjë interesante, realisht. Thënë ndryshe, ato është dashur të dilnin më herët, mirëpo si personazhe të roleve të dyta, publiku nuk i ka gjykuar, sepse i është dashur të merret me rolet kryesore, sepse në momentin e parë që do kishte mundësi për t\'i gjykuar, siç pati mundësi këto javët e fundit, kishte për t\'i nxjerrë nga shtëpia.
Gazeta Shekulli