Si ka lindur dashuria juaj për violonçelin?
Kur unë isha rreth moshës 12-13 vjeç, studioja violinë në Shkodër në vendlindjen time. Fillimet e mia me violonçelin kanë të bëjnë me një profesor rus. Këtu unë mora rrugën e parë drejt këtij instrumenti dhe ushqeva dashurinë për të. Pasi iku profëesori rus, filloi etapa e konsolidimit të shkollës sonë “Jordan Misja” me ardhjen e pedagogëve çek. Klasa e violonçelit mori ecuri, pedagogët e huaj nxorrën kuadrot e parë, ndër to isha edhe unë. Unë pata fat që më pas studiova në Akademinë e Pragës. Pa mbaruar akoma diplomën u ktheva në atdhe dhe e I mbarova dy vitet e fundit në Akademinë tonë.
Si i kujtoni vitet që keni studiuar në Pragë?
Ajo periudhë ngelet si një periudhë e artë, edhe pse jo e plotë. Konservatiori i Pragës ngeëlet një ndër shkollat më të mira, ku kanë dalë artistë të zotë. Unë ruaj konsiderata të larta për këtë shkollë. Pasi mbarova Fakultetin, punova në Lice nga viti 1960- 1991 që dola në pension. Fillimisht si pedagog, më pas si kryetar dege të muzikës dhe 30 vitet e fundit nëndrejtor artistik i kësaj shkolle.
Keni dhënë mësim me vite, si ka qenë të punonit me studentët?
Unë nuk i jam ndarë punës pedagogjike me nxënësit, të cilët sot janë violonçelistët më të mirë, si : Renato Rripo, Alban Skënderi, Ilir Mergjyshi, Bledar Zajmi, etj.
Unë me nxënësit kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Ajo që i kam transmetuar atyre është dashuria për instrumentin.eFakti e tregoi se pas vitin 1991 një pjesë e violonçelistëve, shkuan jashtë shtetit dhe gjetën veten në orkestrat më të mira. Këta janë një krenari për vendin tonë. Në ditët e sotme ka avantazhe për të rinjtë, mund të lidhen me elektronikën dhe mund të komunikojnë me gjithë shkollat nëpër botë, në atë kohë këto ishin të kufizuara. Duke qenë të kufizuara, për studentët arti u bë qëllim në vetvete.
Po, përsa i përket koncerteve që keni dhënë…
Kemi organizuar shumë koncerte, do të përmendja atë të Prevezës së Greqisë në rang Ballkanik, ku Liceu ka marrë çmimin e parë. Pothuajse gjithmonë në konkurse Ballkanike, Lirceu ynë ka marrë çmime të para.
Ju me të vërtetë keni nxjerrë breza që kanë korrur sukses jashtë shtetit, çfarë po ndodh me talentet në vendin tonë?
Tani ka hyrë fryma e përgatitjes më tepër për kulturë sesa për specialitet. Sot prindërit i testojnë fëmijët, i fusin në kurse dhe nëse i shohn që mund të ecin aty dhe kanë talent, mundohen ta mbëshrtesin fëmijët për të vazhduar rrugën e artit. Në kohën ku ishim ne nuk mund të dëgjonim muzikën që dëshironim, sot prindëri gjen mundësinë ta zhvillojë talentin e fëmijës, duke e çuar edhe në shkollat më të mira jashtë shtetit. Gjithësesi kontigjenti i artistëve të sotëm janë më pozitiv se ai në kohën tonë, se janë më shpirtëror, më i ndieshëm, më i saktë. Nëse këta artistë mbas mbarimit të shkollës, vijnë në Shqipëri apo e zhvillojnë artin e tyre jashtë është zgjedhja e tyre. Unë do të dëshiroja që të vijnë në vendin e tyre, ta zhvillojnë artin këtu.
Mund të na tregoni ndonjë detaj nga jeta juaj artistike?
Jetën artistike e kam filluar që në vitin 1950, koncerti i parë ka qenë në vitin e parë të shkollës së mesme. Gjithë jetën e studimeve e kam kaluar në jetën koncertale. Kur isha në Pragë kam kujtime të bukura. Kujtimi më i bukur është kur u bë koncerti i Vorzhak, i cili ishte konkursi më i madh i violonçelistëve që u mbajt në të gjithë botën. Unë atëherë isha student në vit të dytë, 40 violonçelista që ishim luajtëm solo për të përshëndertur koncertin. Profesori më vuri mua si spala (i pari i violonçelistëve në formacion). Jetën koncertale e kam vazhduar dhe në Shqipëri rreth viteve ’80, më pas nga ngarkesa e madhe që kisha, kam vazhduar vetëm në orkestër. Në Teatrin e Opeëras kam marrë pjesë rregullisht. Në vitin 1991-2001 kam luajtur në orkestrën e RTSH-së. Këto 4-5 vitet e fundit iu dhashë kujtimeve, kam shkruajtur.
Ju këto vitet e fundit i jeni kushtuar kujtimeve dhe keni botuar libra, mund të na flisni pak për 2 botimet që ju keni realizuar?
Libri i parë u bë në drejtim të një shpërblimi moral timin për Profesor Ymer Skëndrin, i cili ka konsoliduar shkollën tonë. Në atë libër pasqyrohet se si ishte Shqipëria në atë kohë, operat e para, zhvillimi sinfonik i parë, hapja e shkollës, futja e metodave të reja, etj. Në atë libër kam shkruar hollësisht edhe për jetën e Prof. Skënderit. Libri i dytë i quajtur “Violonçeli” i përket viteve të mosaktivizimit tim, as në pedagogji, as në orkestër. Më duket si një planifikim i cikleve të jetës, që pas karrierës, kam filluar të shkruaj për gjeërat që kam jetuar. Është një dhuratë e ardhur nga lart.
Prof .Lazri dimë që keni në duar një libër të tretë, kur do e botoni?
Po, është në historik i plotë i ’60 vjetëve të Liceut Artistik. Në të pasqyrohen një grup pedagogësh që kanë hedhur themelet e para, unë nuk i përmend vetëm si emra por shkruaj edhe për detaje të tyre.
Keni hasur vështirësi gjatë kohës që po bëni këtë libër?
Vështirësi kam pasur por jo të mëdha prej faktit që unë e kam parë, e kam jetuar dhe prekur atë kohë. Jam munduar t’i bëj këto personazhe prezent. Sigurisht jam konsoltuar me shokët, kam pas fatin që gruaja ime ka qenë edhe bashëkohësja ime në Lice, që më ka ndihmuar. Unë jam në përfundim të këtij libri, besoj se nga dhjetori do e botoj. Do të vë edhe fotografitë përkatëse, sepse libri bëhet më jetësor, më i prekshëm, më konkret.
Intervistoi: Eralda KENAJ
Nga Gazeta 55