Vidhen 7 milione llogari te perdoruesve te Dropboxit

Vidhen 7 milione llogari te perdoruesve te Dropboxit

Pavarësisht se kanë deklaruar se nuk janë sulmuar nga hakerët, shërbimit për ruajtjen e të dhënave online, “Dropbox”, i janë vjedhur deri në 7 milionë emra përdoruesish dhe fjalëkalime. 400 prej tyre veçse janë postuar në “Pastebin”, dhe pasi pranoi disa donacione “bitcoin”, haberi lëshoi edhe disa fjalëkalime tjera.

Në këtë fazë, është e panjohur se si ia doli që ky haker të vidhte këto të dhëna.

Një zëdhënës i “Dropbox” të martën në mëngjes ka thënë se emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet janë vjedhur nga shërbimet tjera. Shumica e fjalëkalimeve, sipas “Dropbox”-it, janë të skaduara para shumë kohe. Mbetet e paqartë në këto momente se sa përdorues kanë të hapur llogari në “Dropbox”.

“Dropbox-i nuk është hackuar. Këta emra të përdoruesve dhe fjalëkalime fatkeqësisht janë vjedhur nga shërbime tjera dhe janë përdorur për t’u qasur në llogaritë e Dropbox-it. Kemi zbuluar se shumica e fjalëkalimeve të postuara online janë llogari të skaduara tash e disa kohë”, thuhet në “Dropbox”.

Për të qenë sa më të mbrojtur ndaj sulmeve të tilla, duhet ta aktivizoni procesin e verifikimit 2-hapësh në Dropbox dhe në sisteme të ngjashme për ruajtjen e të dhënave. Ky sistem është një kombinim i kodit gjashtë-shifror të sigurisë i cili dërgohet në telefonin tuaj sa herë që e shkruani fjalëkalimin. Veç kësaj, Dropbox-i sugjeron që ju të përdorni fjalëkalime unike e të forta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama