Vidhen 13 milione $ ne monedha Bitcoin

Vidhen 1,3 milione $ ne monedha Bitcoin

Kriminelët kibernetikë kanë vjedhur Bitcoins (BTC) me vlerë 1.3 milionë dollarë nga inputs.io, një kompani që lejon përdoruesit të ruajnë monedhën digjitale në kuletat online, themeluesi i faqes pohoi në një mesazh në faqen e internetit të premten.

Themeluesi, i njohur vetëm si TradeFortress, shkroi se kriminelët kibernetikë kanë hakuar faqen e tij në dy raste të ndryshme dhe kanë vjedhur 4,100 BTC, ekuivalenti i 1,3 milionë dollarë. Nëse është e vërtetë, kjo do të jetë një nga 15 grabitjet më të mëdha në historinë e Bitcoin, sipas një liste të vjedhjeve të Bitcoin (në vjedhjen më e madhe janë përfshirë 263.024 BTC).

Hakerat kanë fituar qasje në bazën e të dhënave të faqes duke maskuar identitetin e tyre përmes një sulmi të inxhinierisë sociale, TradeFortress tha për Wired. TradeFortress shpjegoi në një njoftim se hakerët kanë hyrë në faqe duke kompromentuar disa llogari emailesh.

Vjedhja ka ndodhur më 23 Tetor dhe 26 Tetor por TradeFortress njoftuar përdoruesit e prekur këtë javë. Në një postim në forumin BitcoinTalk, TradeFortress ka informuar viktimat se ato do të rimbursohen, por faqja nuk kanë fonde të mjaftueshme “për të paguar të gjithë.” Duke pasur parasysh faktin se Bitcoins janë jashtëzakonisht të vështirë për t’u gjetur, shanset janë të pakta për kapjen e hakerëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama