Video/Policet bashkiake i derdhin farat te moshuares Kapni ata qe bejne nevojat rrugeve jo mua per 100 leke fara

Video/Policet bashkiake i derdhin farat te moshuares: Kapni ata qe bejne nevojat rrugeve, jo mua per 100 leke fara

Policët Bashkiakë i kanë derdhur farat një gruaje të moshuar që shiste tek kodra e Liqenit Artificial. Por e moshuara ka reaguar dhe u ka thënë të shkojnë të merren me ata që flalin plehrat dhe bëjnë nevojat rrugëve dhe u ka kërkuar që ta lënë të qetë të fitonte bukën e gojës.

“Nuk çohem, nuk çohem të thashë, nuk kanë se çfarë të më bëjnë mua, është hera e tretë që vijnë. Kapni atë që flakë plehrat, ai që bën mutin dhe shurrën, ai që mbush kanalet, jo mua për 100 lekë fara. Nëse është ligji dhe shteti, të më gjejnë punën, të më japin rrogën, pensionin dhe unë nuk ju bezdis juve. Ma thirr një çikë atë që të ka thënë që të vish këtu, pa thirre një çikë këtu, a është e drejtë kjo të derdhësh farat? Turp!

A keni nëna e motra vetë? Mos më nga të lutem, kur të vijë ora do iki vetë. Në këtë botë Zotin lart kam, familjen dhe veten. Mua më duhet puna ime, jeta ime, sado të jetë ligji dhe drejtësia, po ku është ligji në Shqipëri? Unë jam femër, të më bësh leckë ti mua! Të lutem shumë shef, më lër të më vejë ora, nesër do llafosemi ndryshe, juve dhe unë bashkë”.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama