Video/ Sherr me grushte per nje gervishtje makine ne autostrade

Video/ Sherr me grushte per nje gervishtje makine ne autostrade

Dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një sherr fizik në autostradën e Tiranë Durrës pas një përplasje të lehtë të mjeteve. Kamera amatore ka filmuar skenën se si debati ka degjeneruar në dhunë fizike për disa dëme materiale në makinë. Skena është regjistruar ditën e hënë, 9 Majdhe u publikua sot nga News 24.

“Skena ishte e tmerrshme, sapo i lirua krahu ynë, ne u larguam prej aty dhe nuk e dimë se çfarë u bë me personin që i ishin kundërvënë 3 djemtë e tjerë. Nuk e dimë nëse policia ndërhyri, sesi e zgjidhën çështjen e gërvishtjes së makinave, por duket se djemtë e kishin marrë në dorë vetë situatën dhe nuk pritën t’i jepte zgjidhje uniforma blu”, shprehet personi qe filmoi ngjarjen, i cili insistoi te mbetej anonim.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama