Video/ Ja momenti i arrestimit te prokurorit Haxhi Giu

Video/ Ja momenti i arrestimit te prokurorit Haxhi Giu

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Premtimi” ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Haxhi Giu, 55 vjeç, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, ndaj të cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” të parashikuara nga neni 319/ç dhe 319 i Kodit Penal.

Mësohet se është arrestuar gjithashtu edhe shtetasi Aleks Shpori, 29 vjeç, ndaj të cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendim datë 02.12.2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësië” të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të proçedimit penal, viti 2015 të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë ka rezultuar se shtetasi Aleks Shpori ka pasur vëllain e tij Gj.Shpori nën hetim me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Gjatë fazës së gjykimit shtetasi Aleks Shpori është takuar disa herë me Prokurorin e kësaj çështjeje shtetasin Haxhi Giu, të cilit i ka afruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për vëllai e tij Gj. Shpori.  Nisur nga fakti që nuk u bë i mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Gj. Shpori, Prokurori i çështjes Haxhi Giu ktheu shumën prej 29.000 euro tek Aleks Shpori.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën 29.000 euro, DVD me pamje filmike të marra nga ambjente të ndryshme (lokale, exchange) ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Ja video e publikuar nga Ministria e Brendshme, e momentit të arrestimit të prokurorit Haxhi Giu

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama