Veshkat e konsumatoreve te duhanit shpetojne jete

Veshkat e konsumatoreve te duhanit shpetojne jete

Mjekët këshillojnë që duhani të mos konsumohet, dhe arsyeja që japin shpesh është se, përveç sëmundjeve të tjera që mund të shkaktojë, dëmton mushkëritë. Por studimet e fundit tregojnë se edhe mushkëritë e personave që pinë duhan janë të “vlefshme”. Kështu nga një studim i fundit rezultoi se më shumë se sa gjysma e transplanteve të veshkave dhurohet nga personat që pinë rregullisht duhan, një paketë në ditë ose dhe më shumë, për një kohë prej 20 vitesh, raporton "The Indipendent".

Përveç kësaj, ajo që studimi tregoi ishte se, njerëzit të cilët kishin marrë një veshkë nga konsumatorët e duhanit, kishin probabilitet që të jetonin edhe 3 vjet pas transplantit, njëlloj sa ç’mund të jetonin edhe personat të cilët veshkën e kishin të dhuruar nga jokonsumatorë të duhanit.

“Dhurimi i veshkave nga persona që konsumojnë duhan, mund të sjellë një të ardhme të mirë për dhurimin e organeve”, -thotë Andre Simon, drejtor i transplanteve të veshkave dhe të zemrës në “Royal Brompton” dhe “Harefield NHS Trust”. “Unë mendoj se personat, të cilët refuzojnë veshkat e konsumatorëve të duhanit i mohojnë vetes mundësinë për të jetuar”, -shton më tej Simon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama