Ves i demshem 4.500 miliarde bishta cigaresh bejne pis ambientin

Ves i demshem, 4.500 miliarde bishta cigaresh bejne pis ambientin

Hidhen dhe shkelen me këmbë, bëjnë pis parqet publike, por edhe plazhet. Janë 4.500 miliardë bishta cigaresh që cdo vit braktisen në mjedise publike. Por jo vetëm kaq, përmbajnë substanca të rrezikshme, nga nikotina te toksina, deri te agjentët kancerogjenë. Të dhënat vijnë nga studim i bërë nga Universiteti Shtetëror i San Diegos.

Por problemi është që bishtat e cigareve mund të lëshojnë substanca kimike deri në dhjetë vjet pas përdorimit të tyre, duke ndotur ambientin. Nikotina dhe arseniku mund të kontaminojnë detet, lumenjtë dhe liqenet, duke qenë jashtëzakonisht toksikë për mikroorganizmat ujorë dhe peshqit. Për të reduktuar impiantin e tymit në mjedis, propozohet ndalimi i përdorimit të filtrave, i cili në studime përshkruhet si “një farsë” për sigurinë e konsumatorëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama