Vertet shqiptaret jane kaq te lumtur?

Vertet shqiptaret jane kaq te lumtur?

Një hartë që po qarkullon në disa media të rëndësishme tregon se cilat janë vendet më të lumtura në botë. Movehub ka përgatitur hartën bazuar mbi të dhënat e Happy Planet Index. Dhe nëse keni menduar se vendet më të pasura janë edhe me të lumturat, harrojeni. Në vend të parë është Kosta Rika, më pas vjen Vietnami, Kolumbia, Belize dhe El Salvador. Në vendin e dhjetë është Guatemala. Por e habitshme është që shqiptarët janë në vendin e 18-të si vendi më i lumtur në botë, pas Argjentinës dhe përpara Kilit. Në këtë mënyrë, Shqipëria rezulton vendi më i lumtur në Europë. Sa për informacion, Gjermania është në vendin e 47-të dhe Spanja në vendin e 62-të. Amerikanët ndjehen shumë keq, pasi SHBA është në vendin e 105-të.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama